Faqja e informacioneve e lektores së DAAD-së në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi> DAAD në Shqipëri
Lektorët e DAAD-së
DAAD-Alumni
DAAD në Shqipëri
DAAD.de
Impressum
     

DAAD në Shqipëri

1. Çfarë është Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD)?

Të ndryshosh nëpërmjet shkëmbimit

Vështrim i përgjithshëm

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) është organizata më e madhe në Gjermani, përgjegjëse për menaxhimin e programeve, të cilat mbështesin bashkëpunimin dhe shkëmbimin në arsimin e lartë në të gjithë botën. E rithemeluar në vitin 1950, pas krijimit të saj origjinal në 1925, DAAD-ja është një organizatë e pavarur jofitimprurëse, anëtarët e së cilës janë institute të arsimit të lartë (përkohësisht 321) dhe korporata studentore (përkohësisht 126).

Buxheti i DAAD-së, i cili arrin çdo vit më shumë se 280 milionë euro (2007), financohet kryesisht nga qeveria gjermane, si edhe nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë publikë dhe privatë. 606 personat e stafit punojnë në zyrën qëndrore në Bonn ose në zyrat e tjera jashtë vendit. Këtu përfshihen 15 zyra rajonale dhe 48 qendra informacioni në të gjithë botën. Në Shqipëri ka dy lektorate të DAAD-së: në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Ekonomisë. Që nga viti 2009 në Fakultetin e Gjuhëve te Huaja është ndërmjetësuar një asistente gjuhe.

Në kapacitetin e saj si organizatë financuese në fushën e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, DAAD-ja plotëson njëherësh përgjegjësite në fushën e kulturave të huaja dhe te arsimimit, të zhvillimit dhe arsimimit të lartë kombëtar. Kështu, DAAD-ja aplikon tani për tani më shumë se 200 programe dhe projekte. Ndër të tjera , këtu përfshihen planifikimi dhe administrimi i programeve të bursave në të gjithë botën, përmirësimi dhe paraqitja e studimeve tejet cilësore, kompetitive në rang ndërkombëtar dhe mundësitë e hulumtimit në Gjermani, punësimi i mësuesve gjermanë në institute të arsimit të lartë jashtë vendit, kurse të veçanta për lendët e specialitetit, partneritete dhe programe alumni (ish-bursantët) dhe programe menaxhimi te arsimit në universitet për vendet në zhvillim. Për informacione të mëtejshme, vizitoni faqen tonë të internetit: www.daad.de

2. Bashkëpunimi i DAAD-së me Evropën juglindore

Shkëmbimi akademik mes Gjermanisë dhe vendeve të Evropës juglindore (SEE) është krijuar dhe financuar nga DAAD-ja për më shumë se 50 vjet, dhe politika e financimit jo vetëm që ndryshon nga vendi në vend, por gjithashtu ndikohet nga klima politike respektive. Kjo situatë shpjegon pse, nga viti në vit, janë zhvilluar shumë programe specifike për vendet e Evropës juglindore.

Zhvillimet e viteve 1990 dhe rënia e Jugosllavisë dhe shpërbërja e saj në shtete të pavarura, kërkonte masa të reja në fushën e arsimit të lartë.

DAAD-ja iu përgjigj menjëherë kësaj situate duke ofruar programe të veçanta për bursa për vende specifike për të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë dhe ndoqi një politikë financimi që kësaj here u fokusua mbi ligjin, ekonominë dhe administrimin e biznesit, si edhe mbi shkencat sociale. Të ashtuquajturat "programe sur place" u ndoqën mbi të gjitha për të parandaluar largimin e trurit (brain drain) në vendet e rrënuara ekonomikisht të Evropës Juglindore (SEE). Përveç kësaj, programe të tilla, projektet e bashkëpunimit midis universiteteve, krijuan marrëdhënie akademike me këtë rajon.

Program specifik "Rindërtimi akademik i Evropës Juglindore"

Që prej vitit 1999, DAAD-ja ka kontribuar me të tilla programe kundrejt rindërtimit të zonës akademike në Evropën Juglindore. Programi i sipërpërmendur, i financuar nga qeveria gjermane me qëllim "Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore" zotëron një buxhet prej 1.5 milion eurosh.

Tani për tani, 28 po mbështeten 28 projekte partneriteti ndërmjet Gjermanisë dhe universiteteve të Evropës Juglindore. Për më tepër, rreth 200 studentë/të diplomuar kanë fituar bursë nëpërmjet programeve individuale ose "sur place". Objektivat e partneritetit përfshijnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe trajnimit të ofruar në institutet e arsimit të lartë në vendet e Evropës Juglindore (SEE), krijimin e rrjeteve të mësimdhënies dhe kërkimeve shkencore dhe mbështetja e ekspertëve të kualifikuar nga ana akademike të rajonit.

Veç të tjerash, synohet krijimi i qendrave të Ekselencës në vendet e Evropës Juglindore (SEE) dhe të forcohet bashkëpunimi brenda rajonit.

Veçanërisht, ky program mbështet aktivitete në fusha të përzgjedhura të mësimdhënies, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për rindërtimin e Evropës Juglindore.

Kështu, vëmendje e veçantë i kushtohet inxhinierisë, matematikës dhe IT, drejtësisë dhe Ekonomikut, shëndetit publik, agrikulturës dhe inxhinierisë pyjore dhe studimeve evropiane.

Vende të asociuara janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercagovina, Serbia, Mali i Zi, si edhe Kosova. Bashkëpunime me Bullgarinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Hungarinë konsiderohen vetëm në lidhje me organizatat partnere.

3. DAAD dhe Shkëmbimi Akademik me Shqipërinë

Nga viti 1994-2000, DAAD-ja ka dhënë rreth 3000 bursa në kuadër të shkëmbimit akademik me Shqipërinë. Me një buxhet prej më shumë se 6 milion eurosh, afërsisht 80-90% e bursave u morën nga studentë, të diplomuar dhe të doktoruar shqiptarë dhe rreth 20-10% e bursave iu dha studentëve dhe shkencëtarëve gjermanë të disiplinave të ndryshme. Në vitin 2008, shkëmbimi vjetor me Shqipërinë, përfshin rreth 400 persona.

4. Programe të përgjithshme bursash për Shqipërine

 

5. Programe të përgjithshme bursash për gjermanë

Bursa vjetore
Studentë dhe të diplomuar gjermanë mund të aplikojnë për qëndrime njëvjeçare në Shqipëri.

Bursa për kohë të skurtër
Persona, të cilër po bëjnë doktoraturën mund të aplikojnë për qëndrime të shkurtra 1-6- mujore, në mënyrë që të mbledhin material për disertacionin e tyre. Studentët kanë mundësinë të studiojnë në Shqipëri për temën e tyre të diplomës ose të bëjnë një semestër në një universitet shqiptar.

Bursa për kurse gjuhe
Studentë të Albanologjisë, por edhe të shkencave të tjera filologjike , të cilët kane njohuritë bazë të gjuhës shqipe, mund të aplikojnë për një kurs gjuhe disajavor në Shqipëri.

Ndërmjetësim i mësuesve të shkollave të larta gjermane dhe i lektorëve në universitete shqiptare
Mësues të shkollavee të larta gjermane mund të punojnë si docentë për kohë të shkurtër ose të gjatë në shkolla të larta jashtë shtetit të tyre, ku mund të bëhen pjesë e mësimdhënies. Lektorët e DAAD-së veprojnë në fushat e Gjuhës gjermane, Letërsisë dhe Historisë ose si të ashtuquajtur lektorë të lëndëve të specialitetit në degët e shkencave të Ekonomisë dhe Drejtësisë.

6 Veprimtari partneriteti të shkollave të larta gjermane e shqiptare të përkrahura nga DAAD

Partneritete në lindje
Përkrahja e DAAD-së synon kryesisht shkëmbimin e mësuesve të shkollave të larta dhe studentëve për një kohë të shkurtër në kuadër të partneritetit. Qëndrimet për një kohë të gjatë (mbi 3 muaj) nuk mund të financohen në këtë program.
2006, DAAD-ja përkrahu partneritetin mes Universitetit te Siegenit dhe Universitetit Poloteknik në Tiranë. Në 2007-2009, fatkeqësisht nuk pati partneritete mes shkollave të larta gjermane dhe shqiptare.

Programe të veçanta MOE
Pikat kyçe të programit Gjuha gjermane në Evropën qendrore dhe lindore qëndrojnë në përkrahjen e Degëve Gjermanofolëse të Studimit (DSG) dhe të Partneriteteve të Instituteve gjermanike (GIP), të cilat janë nën kujdesin e shkollave të larta gjermane.

Institutet e Gjermanistikës në Gjermani mund të dërgojnë në institutet partnere në Shqipëri mësues të shkollave të larta, si edhe të marrin mësues shqiptarë të shkollave të larta dhe studentë për kualifikim të mëtejshëm për muaj me radhë. Që prej vitit 2007, përkrahet nga DAAD-ja një partneritet i instituteve të Gjermanistikës ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Jenës.

 

 

 

 


 

Lektore e DAAD-së

Dr. Jeanette Rieger-Cowdry

Universiteti i Tiranës
Fakulteti e Gjuhëve të Huaja
Kati 2
Orët e konsultimit:

E martë 13:30-15:00

E mërkurë 10:00- 12:00


Caktohen paraprakisht me E-mail

rieger-cowdry@daad-al.org
Gjermanisht dhe anglisht



Zyra lidhëse  

Alba Cani (Asistente)
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Kati 1
Orët e konsultimit:


E hene 14:00-16: 00

E marte 14:00- 16:00

E merkure 14:00-16: 00

E enjte 14:00- 16:00

E premte 13:00-15: 00


cani@daad-al.org
Shqip, gjermanisht dhe anglisht