Faqja e informacioneve të lektorëve të DAAD në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Bursa>Bursa studimi
Kurse verore
Bursa për kërkime shkencore (Master)
Bursa për kërkime shkencore (PhD)
Qëndrim për kërkime shkencore (Prof.)
Ftesa të mëtejshme
Programe për artistet
Udhëtime studimore
DAAD.de
Impressum

DAAD - Bursa studimi Master për studentë

(dhe më poshtë programi EPOS për punonjës)

Qëllimi

Bursa për studim, për kërkime shkencore ose për master në një shkollë të lartë shtetërore, ose të pranuar nga shteti, gjermane.

Përshkrimi i programit

Përshkrimin e hollësishëm të programit për bursa, si edhe udhëzime specifike për aplikantët shqiptarë, i gjeni në linkun www.funding-guide.de

  • Kërko me terma: „Studienstipendien für Graduierte aller wissenschaftlicher Fächer“ / „Study Scholarships for Graduates of all Disciplines“
  • Informacione për studentët e arteve: „Studienstipendien für Graduierte im Fachbereich der Darstellenden Kunst“ / „Study Scholarships for Foreign Graduates in the Field of Performing Arts“
  • Informacione për studentët e muzikës: „Studienstipendien für Graduierte im Fachbereich Musik“ / „Study Scholarships for Foreign Graduates in the Field of Music“
  • Informacione për studentët e arkitekturës: „Studienstipendien für Graduierte im Fachbereich Architektur“ / „Study Scholarships for Foreign Graduates in the Field of Architecture“
  • FAQ eng

 

Udhëzime praktike

Si procedohet:

Nëse doni të aplikoni për një bursë DAAD, duhet të ndiqni radhën e duhur të veprimit:

1) Mendoni se cila degë studimi është interesante për ju. Për këtë mund t'ju ndihmojnë ofertat e studimit në faqen e DAAD-se dhe www.study-in.de.

2) Do të ishte mirë të kontaktoni personin përgjegjës për degën, që keni zgjedhur, nëse nuk jeni të sigurt a i përmbushni apo jo kushtet formale të pranimit. Pyetini ata nëse, me kriteret e studimit tuaj te deritanishëm, e keni mundësinë të aplikoni për kurset përkatëse. Dërgojuni p.sh.: edhe CV-në dhe listën e notave tuaja. Pa pasur një ide realiste mbi vendin tuaj të studimit, fatkeqësisht nuk është i mundur aplikimi për bursë.

3) Me shumë rëndësi për një aplikim të suksesshëm, është letra e motivimit. Lërini vetes kohë të mjaftueshme për këtë. Pse doni të studioni në Gjermani, pse keni zgjedhur këtë master, çfarë shpresoni për të ardhmen tuaj pas diplomimit, çfarë planesh keni për karrierën tuaj?

Kujdes. Shiko pikën G tek FAQ (eng)

4) Shkurtimisht: Proçedura e aplikimit online

  1. Kërkoni programin e studimit që dëshironi të ndiqni: www.funding-guide.de dhe lexoni me vëmendje e kujdes të gjitha informacionet.
  2. Regjistrohuni tek portali i DAAD-së:
    • Kliko tek „submitting an application“ / „Bewerbung einreichen“, lexoni me kujdes udhëzimet dhe rregjistrohuni
    • Aty do gjeni edhe një udhëzues për rregjistrim
  3. Aplikimi online në portalin e DAAD-së
    • Shkarkoni formularin e aplikimit, plotësojeni deri në fund dhe ngarkojeni (upload)
    • Çdo dokument tjetër i juaji duhet të skanohet, të konvertohet në formatin PDF dhe pastaj të ngarkohet një nga një në faqen e llogarisë suaj.
    • KUJDES: Konvertimi apo skanimi direkt ne formatin PDF duhet të bëhet i thjeshtë , pra me qëllim që dokumenti të jetë i qartë dhe me madhësi jo të madhe, pasi çdo aplikant ka vetë 10 MB (Megabyte) hapësirë. Të gjithë dokumentat sëbashku nuk duhet ta kalojnë këtë limit.
    • Pasi t'i keni ngarkuar të gjithë dokumentat dërgojeni (send) aplikimin.
    • Pas kësaj do t'ju jepet pë shkarkim përmbledhja e aplikimit, të cilën do e ruani në kompjuter, pasi do ju duhet për pjesën tjetër të aplikimit.
  4. Aplikimi në ambasadën Gjermane (Rruga Skanderbeg, Nr. 8, 1000 Tirana, Shqipëri)
    • Dërgohen dy kopje të aplikimit (të përmbledhjes, që shkarkuat dhe ruajtët në kompjuter pas dërgimit të aplikimit në portalin e DAAD-së)
    • Dërgohet letra origjinale e referencë

5) Nëse keni njohur të gjuhës gjermane keni, atëherë duhet të bëni provimin OnSeT. Ai është një test kualifikimi online, i cili për aplikantët ofrohet falas nga DAAD-ja.Për më shumë informacione kliko: www.onset.de Për testin lajmërohuni në kohë tek Jonida Peza (peza@daad-al.org). Ajo do t'ju dërgojë pastaj me email informacionet e nevojshme.

6) VINI RE:

  • Pranohen vetëm aplikimet e plota
  • Afati i aplikimit online dhe i dorëzimit tek ambasada gjermane skadon më:
  • Për degën e Design, Komunikim dhe Film : 30.11.2018

    Për degën Muzike dhe Performing Arts: 31.10.2018

    Ndërsa për të gjitha degët e tjera: 15.11.2018

    Kurset Verore : 01.12.2018

  • Aplikimet pas këtij afati nuk do të pranohen.

KUJDES:

Mundohuni t'i dërgoni aplikimet para datës 15 nëntor, pasi portali online atë ditë mund të jetë i mbingarkuar dhe mund të ketë probleme teknike, të cilat ndikojnë me vonesa dhe mosmirëfunksionim të aplikimit. Prandaj ju këshillojmë të mos prisni minutën e fundit dhe të aplikoni me kujdes!!!

7) Natyrisht që gjatë kohës së aplikimit, do të keni gjithmonë ne dispozicion konsultime nga lektorja e DAAD-së dhe asistentja e saj, për studimet dhe bursat. Por, mirëkuptoni që kohëzgjatja e konsultimit nuk është e pakufizuar, sepse në konsultime ka përgjithësisht shumë të interesuar dhe të interesuarit e tjerë duan gjithashtu t'i shfrytezojnë këto konsultime. Për këtë arsye, ju lutemi paraprakisht të mendoni mirë rreth bisedave, se për cilat pyetje precize kërkoni përgjigje.

Dokumentat për aplikim:

  • Formular aplikimi online
  • CV, listë me publikimet tuaja (nëse ka)
  • Letër motivimi
  • Kontakt/ korrespondenca me institucionin gjerman (nëse ka)
  • Për çdo degë studimi të përzgjedhur ju lutem plotësoni këtë formular dhe ia bashkangjisni dokumentave
  • Përshkrimi i degës që doni të studioni: përmbajtja, kushtet e pranimit, taksa e studimit (i printuar nga interneti) me maksimum prej 10 faqesh gjithsej.
  • Referencë nga një profesor në vendlindjen tuaj (ose ne universitetin ku keni studiuar) që zoteron të paktën titullin Dr. Për këtë përdorni Formularin i cili ju vihet në dispozicionne llogarine tuaj personale te DAAD-se. Referenca nuk uplodohet ne portal me dokumentat e tjera, ajo dorëzohet ne 2 kopje e mbyllur në zarf në ambasadën gjermane bashke me 2 kopjet e aplikimit te printuara nga portali juaj i DAAD-se.
  • Dëftesa dhe listat e notave (diploma, dëftesa e shkollës së mesme), kopje të origjinalit dhe përkthim (anglisht ose gjermanisht)
  • Certifikata e gjuhës nga DAAD ose certifikata të tjera; TOEFL ose IELTS per studime apo master në gjuhen angleze, nëse kërkohen nga universiteti, eventualisht edhe certifikata të tjera gjuhësore
  • Diverses: Dëshmi për praktikat e bëra, dëshmi/certifikata të tjera, etj.  

UDHËZIM: Të gjitha dokumentat duhet të paraqiten në gjuhën origjinale dhe të përkthyera ne gjermanisht ose anglisht. Përkthimi nuk duhet te jete i noterizuar mund ta bëni edhe ju vetë.

KUJDES:

Të gjitha dokumentat duhet të kenë format A4 dhe vetëm nga njëra anë.

Dokumentat nuk duhen kapur bashkë pra nuk duhet të ketë kapëse. Dokumentat në mbështjellëse transparente apo në formë libri, nuk pranohen.

Ju lutem, mos dorëzoni asnjëherë dëftesat origjinale, diploma, apo të ngjashme me këto, dorëzoni kopje (Për aplikimin mjaftojnë kopje të thjeshta të dëshmive, apo përkthime. Kopjet dhe përkthimet e noterizuara të dëshmive duhet të dërgohen vetëm pas një fitimi të mundshëm të një burse).

Arkitektët, artistët dhe muzikantët duhet të dorëzojnë edhe prova pune/ dokumenta/ regjistrime/ dokumentacione fotografike (shih. udhëzimet e aplikimit në faqen e DAAD-së).

Këshillohet që të mbani për veten tuaj edhe një kopje të dokumentave të plota të aplikimit, të cilën mund ta ruani për referencën tuaj personale.

 

ADRESA

Risi: Aplikim Online !! Për më shumë informacion kliko: "Bursa" dhe www.funding-guide.de

Afati i aplikimit :

Pėr degėn e Arkitektures : 30.09.2018

Për degën e Design, Komunikim dhe Film : 30.11.2018

Për degën  Muzike dhe Performing Arts: 31.10.2018

Ndërsa për të gjitha degët e tjera: 15.11.2018

Kurset Verore : 01.12.2018

 

 

______________________________________________________________________

Entwicklungsbezogene Postgraduiertenstudiengänge (EPOS)

Tė interesuarit , te cilėt kanė tė paktėn dy vjet eksperiencė pune mund tė aplikojnė edhe pėr programin Bursa studimi pėr tė diplomuarit pėr degėt e studimit nė lidhje me vendet nė zhvillim nėse ofrohet njė master i tillė pėrkatės. Nė kėtė program ka afate tė caktuara pėr aplikimin, pėr pyetje tė tjera, duhet tė kontaktoni me lektorėt. Aplikimet pėr kėtė program janė zakonisht nė muajin tetor dhe duhen bėrė direkt tek universiteti i dėshiruar. Pėr informacione mė tė hollėsishme klikoni nė kėtė adresė: www.funding-guide.de me kėto terma: „Entwicklungsbezogene Postgraduiertenstudiengänge (EPOS)“ / „Development-Related Postgraduate Courses (EPOS)“ Ose direkt: www.daad.de/ast