Faqja e informacioneve të lektorëve të DAAD në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Bursa>Bursa studimi
Kurse verore
Gjermanistikë
Bursa për kërkime shkencore (Master)
   
   
Bursa për kërkime shkencore (PhD)
Qëndrim për kërkime shkencore (Prof.)
Ftesa të mëtejshme
Programe për artistet
Udhëtime studimore
DAAD.de
Impressum

DAAD – Bursa kurse verore te gjuhes Gjermane pėr studentė

Qëllimi

Bursa pėr permiresimin e njohurive te gjuhes Gjermane nepermjet ndjekjes se nje kursi ne nje nga Universitete Gjermane gjate periudhes se veres.

Përshkrimi i programit

Përshkrimin e hollësishëm të programit për bursa, si edhe udhëzime specifike për aplikantët shqiptarë, i gjeni në linkun www.funding-guide.de

 

Udhëzime praktike

Si procedohet:

Nëse doni të aplikoni për një bursë DAAD, duhet të ndiqni radhën e duhur të veprimit:

1) Mendoni se cila degë studimi është interesante për ju. Për këtë mund t'ju ndihmojnë ofertat e studimit në faqen e DAAD-se dhe www.study-in.de.

2) Do të ishte mirë të kontaktoni personin përgjegjës për degën, që keni zgjedhur, nëse nuk jeni të sigurt a i përmbushni apo jo kushtet formale të pranimit. Pyetini ata nëse, me kriteret e studimit tuaj te deritanishëm, e keni mundësinë të aplikoni për kurset përkatëse. Dërgojuni p.sh.: edhe CV-në dhe listën e notave tuaja. Pa pasur një ide realiste mbi vendin tuaj të studimit, fatkeqësisht nuk është i mundur aplikimi për bursë.

3) Me shumë rëndësi për një aplikim të suksesshëm, është letra e motivimit. Lërini vetes kohë të mjaftueshme për këtë. Pse doni të studioni në Gjermani, pse keni zgjedhur këtë master, çfarë shpresoni për të ardhmen tuaj pas diplomimit, çfarë planesh keni për karrierën tuaj?

Kujdes. Shiko pikën G tek FAQ (eng)

4) Shkurtimisht: Proçedura e aplikimit online

5) Nëse keni njohur të gjuhës gjermane keni, atëherë duhet të bëni provimin OnDaF. Ai është një test kualifikimi online, i cili për aplikantët ofrohet falas nga DAAD-ja.Për më shumë informacione kliko: www.onset.de Për testin lajmërohuni në kohë tek Jonida Peza (peza@daad-al.org). Ajo do t'ju dërgojë pastaj me email informacionet e nevojshme.

6) VINI RE:

  • Pranohen vetëm aplikimet e plota
  • Afati i aplikimit online dhe i dorëzimit tek ambasada gjermane skadon më 01.12.2018
  • Aplikimet pas këtij afati nuk do të pranohen.

KUJDES:

Mundohuni t'i dërgoni aplikimet para datës 15 nëntor, pasi portali online atë ditë mund të jetë i mbingarkuar dhe mund të ketë probleme teknike, të cilat ndikojnë me vonesa dhe mosmirëfunksionim të aplikimit. Prandaj ju këshillojmë të mos prisni minutën e fundit dhe të aplikoni me kujdes!!!

7) Natyrisht që gjatë kohës së aplikimit, do të keni gjithmonë ne dispozicion konsultime nga lektorja e DAAD-së dhe asistentja e saj, për studimet dhe bursat. Por, mirëkuptoni që kohëzgjatja e konsultimit nuk është e pakufizuar, sepse në konsultime ka përgjithësisht shumë të interesuar dhe të interesuarit e tjerë duan gjithashtu t'i shfrytezojnë këto konsultime. Për këtë arsye, ju lutemi paraprakisht të mendoni mirë rreth bisedave, se për cilat pyetje precize kërkoni përgjigje.

Dokumentat për aplikim:

  • Formular aplikimi online
  • CV
  • Letër motivimi
  • Referencë nga një profesor në vendlindjen tuaj (ose ne universitetin ku keni studiuar) që zoteron të paktën titullin Dr. Për këtë përdorni Formularin i cili ju vihet në dispozicionne llogarine tuaj personale te DAAD-se. Referenca nuk uplodohet ne portal me dokumentat e tjera, ajo dorëzohet ne 1 kopje e mbyllur në zarf në ambasadën gjermane bashke me kopjen e aplikimit te printuar nga portali juaj i DAAD-se.
  • Lista e notave (diploma), kopje të origjinalit dhe përkthim (anglisht ose gjermanisht)
  • Certifikata e gjuhës nga DAAD ose certifikata të tjera gjuhësore
  • Diverses: Dëshmi për praktikat e bëra, dëshmi/certifikata të tjera, etj.  

UDHËZIM: Të gjitha dokumentat duhet të paraqiten në gjuhën origjinale dhe të përkthyera ne gjermanisht ose anglisht. Përkthimi nuk duhet te jete i noterizuar mund ta bëni edhe ju vetë.

KUJDES:

Të gjitha dokumentat duhet të kenë format A4 dhe vetëm nga njëra anë.

Dokumentat nuk duhen kapur bashkë pra nuk duhet të ketë kapëse. Dokumentat në mbështjellëse transparente apo në formë libri, nuk pranohen.

Ju lutem, mos dorëzoni asnjëherë dëftesat origjinale, diploma, apo të ngjashme me këto, dorëzoni kopje (Për aplikimin mjaftojnë kopje të thjeshta të dëshmive, apo përkthime. Kopjet dhe përkthimet e noterizuara të dëshmive duhet të dërgohen vetëm pas një fitimi të mundshëm të një burse).

Arkitektët, artistët dhe muzikantët duhet të dorëzojnë edhe prova pune/ dokumenta/ regjistrime/ dokumentacione fotografike (shih. udhëzimet e aplikimit në faqen e DAAD-së).

Këshillohet që të mbani për veten tuaj edhe një kopje të dokumentave të plota të aplikimit, të cilën mund ta ruani për referencën tuaj personale.

 

ADRESA

Afati i aplikimit :

Kurset Verore : 01.12.2018

Ambasada Gjermane

Rruga Skenderbeg, Nr. 8, 1000 Tirana

PS: Kujdes oraret e hapjes në ambasadën gjermane: www.tirana.diplo.de

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

______________________________________________________________________________