Faqja e informacioneve e lektores së DAAD-së në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Bursa>Bursa për udhëtime studimore
Kurse verore
Bursa për kërkime shkencore (Master)
Bursa për kërkime shkencore (PhD)
Qëndrim për kërkime shkencore (Prof.)
Ftesa të mëtejshme
Programe për artistet
Udhëtime studimore
DAAD.de
Impressum

DAAD Bursa për udhëtime studimore

DAAD-ja ofron për studentët bursa për udhëtime studimore si edhe praktika studimi

Qëllimi

. Transmetim i njohurive profesionale nëpërmejt vizitave përkatëse dhe bisedave informative (udhëtime studimore), ose Zbatim i praktikës profesionale në lëmin e shkollave të larta (p.sh. kurse profesionale, seminare, workshope). Kjo realizohet me anë të ftesës së shkollës së lartë gjermane, e cila është përgjegjëse edhe për organzimin e praktikave në shkolla të larta, ndërmarrje, ose institucione publike (praktika studimore).
. Takim me studentë dhe shkencëtarë gjermanë me qëllim krijimin dhe ruajtjen e kontakteve mes shkollave të larta gjermane dhe të huaja,
. Vështrim i përgjithshëm në jetën ekonomike, politike dhe kulturore në Gjermani. Kjo pjesë nuk duhet të pretendojë më shumë se një të tretën e kohëzgjatjes.

Përshkrimi i programit

  • Udhëtimet studimore dhe praktikat studimore nuk duhet të zgjasin më pak se 7 ditë. Qëndrimi më i gjatë i mundur është 12 ditë (përfshirë ditët e udhëtimit).
  • DAAD-ja lidh për çdo grup, siguracione shëndetësore, apo në rast aksidenti.
  • DAAD-ja nuk merr përsipër në asnjë mënyrë shpenzimet ndërkombëtare të udhëtimit.
  • Udhëtimi organizohet në mënyrë të pavarur nga grupi, apo mësuesi i shkollës së lartë që ka bërë kërkesën. DAAD-ja paguan një dietë për person çdo ditë.

Përshkrimin e hollësishëm të programit të bursave, e gjeni në faqen e DAAD-se: www.funding-guide.de

Kërkoni me termin: „Studienreisen für Gruppen von ausländischen Studierenden in Deutschland“ / „Study Visits by Groups of Foreign Students“