Faqja e informacioneve e lektores së DAAD-së në Shqipëri

Jenny Kraja-Prieser

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Studimet>Hulumtimi dhe promocioni
Sistemi universitar
Financimi i studimeve
Rruga individuale drejt universitetit ose institutit tė lartė profesional
Gjuha gjermane
Rruga drejt shkollave tė larta gjermane - formalitetet
Kërkimet shkencore dhe promocioni
Informacione tė tjera nė internet
DAAD.de
Impressum

 

 

 

Hulumtimi dhe promocioni

Çfarë mundësish ka për një promocion pa njohuri të gjuhës gjermane?
Shkëlqyeshëm! Nga njëra anë, mund të zgjidhni një studim të strukturuar për promocion mes 150 programeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër është gjithnjë promocioni klasik, i cili pothuajse gjithmonë mund të hartohet edhe në anglisht.


Çfarë është një program i strukturuar për promocion?
Një studim i tillë për promocion, përmban një fazë të caktuar të studimit, në të cilën duhen ndjekur kurse të detyruara. Kjo gjë shihet si disavantazh, pasi jo të gjitha kurset janë të lidhura drejtpërdrejt me pikat kyçe të promocionit. Avantazhi: Doktorandi nuk është i detyruar të gjejë vetë një përgjegjës për punën e tij para qëndrimit të tij në Gjermani.


Po një promocion klasik?
Disavantazhi është që i interesuari duhet të gjejë vetë një profesor nga Gjermania, i cili është i gatshëm të drejtojë punën e doktorandit. Kjo nuk është e lehtë, por as e pamundur. Si hap të parë, i interesuari duhet të jetë i qartë se çfarë teme dëshiron të promovojë. Pastaj, duhet të kërkojë një profesor, i cili mund të jetë i interesuar për temen. Pasi të gjendet profesori, duhen mbledhur forcat dhe duhet shkruar nje e-mail, ku të paraqitet tema e mundshme ose duhet pyetur nëse profesori është i gatshëm të drejtojë temën tënde. Kërkesa të tilla marrin gjithmonë përgjigje.

Nuk është e thjeshtë të gjendet një vend për doktoraturën. Për këtë arsye DAAD-ja ka krijuar një portal: www.phdgermany.de . Në këtë skedar të dhënash (database) ju mund të gjeni udhëzime se si mund të bëhet një CV, një plan doktorature (Exposés) etj., dhe mund të aplikoni direkt online në këto vende.


Dhe si janë mundësitë për një kërkesë të tillë në lidhje me drejtimin e promocionit?
Në parim të mira, nëse keni gjetur profesorin e duhur dhe keni parashtruar qartë planet dhe projektet tuaja.


S'ka rëndësi nëse bëhet fjalë për master apo për promocion. Sa janë shpenzimet?

Kësaj pyetjeje mund t'i përgjigjesh shumë lehtë. Në disa lande Gjermanisë taksa e studimit shkon deri në 500 euro për semestër. Në universitete private, kjo shumë mund të jetë më e madhe, por doktorandët ndonjëherë nuk duhet ta paguajnë këtë taksë. Duhen marrë parasysh edhe shpenzimet e jetesës. Kjo varet nga vendi ku ju studioni. Qytetet e vogla universitare janë nga pikëpamja e qirave dhe shpenzimeve të jetesës më të favorshme se metropolet, si Hamburgu, Frankfurti apo Mynihu. Normalisht, 700 euro në muaj do të mjaftonin, pa llogaritur taksën e studimit.


Po nëse nuk mund ta paguaj këtë shumë?

Ekziston mundësia e një burse. DAAD-ja ofron çdo vit bursa për programe masteri dhe doktoratura. I mundur është gjithashtu një qëndrim me qëllim hulumtimin në kuadër të një promocioni të ndjekur në Shqipëri. Për qëndrime të shkurtra 1-6 mujore, DAAD-ja do të përkrahte me kënaqësi shumë më shumë aplikantë të kualifikuar.


A ka edhe programe të tjera bursash për Gjermaninë, apo vetëm ato të DAAD-së?
DAAD-ja nuk është mundësia e vetme për bursë. Por në www.funding-guide.de , DAAD-ja vë në dispozicion të dhëna të plota mbi programe gjermane bursash. Përveç këtyre, është edhe nisma shqiptare e ekselencës për doktorandë dhe postdoktorandë "Fondi i ekselence".


Dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes për një bursë?
Kjo varet nga programi. Përgjithësisht kërkohen rezultate të larta. Por këto nuk kërkohen gjithmonë si nga nisma shqiptare e ekselencës, kështu kanë mundësi edhe aplikuesit e mirë. Pothuajse gjithmonë, përshkrimi i planeve dhe projekteve është shumë i rëndësishëm. Kjo vlen veçanërisht për një bursë për doktoraturë: planet për promocionin duhet të paraqiten qartë dhe notat përfundimtare mund të jenë të dorës së dytë.